DHURIMI I
GJAKUT
Çfarë duhet të dimë?
Material informues dhe sensibilizues mbi
sëmundjet dhe dhurimin e gjakut
DHURO GJAK,
NË EMËR TË JETËS
Përmbajtja
2
Sëmundjet e gjakut..............................................................................................3
Rëndësia e dhurimit të gjakut për personat talasemikë....................5
Parimet etike të dhurimit.................................................................................6
Kriteret që duhet të përmbushin dhuruesit e gjakut..........................7
Personat e kundërindikuar për të dhuruar gjak....................................9
Format e ndryshme të dhurimit të gjakut................................................9
Fazat e dhurimit të gjakut...............................................................................10
Çfarë duhet të dijë çdo dhurues?.................................................................11
Burimet
https://www.avis.it/it/la-donazione
https://shendetesia.gov.al/wp-
content/uploads/2017/09/I_Rregullore_Perc_Pershtatshmerise_dh
uruesit_e_gjakut_2014.pdf
https://www.fsdksh.com.al/aktivitete/646-14-qershor-dita-
boterore-e-dhurimit-te-gjakut
Gjaku bën të mundur shpërndarjen e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese në
gjithë qelizat e organizmit tonë, duke mundësuar kështu funksionin normal
të tyre.
Sëmundjet e gjakut mund të prekin dhe dëmtojnë funksionin normal të
secilit prej komponentëve të gjakut ku perfshihen: qelizat e kuqe
(eritrocitet), qelizat e bardha (leukocitet), trombocitet që ndihmojnë në
koagulim dhe plazmën (njohur ndryshe dhe si porcioni i lëngshëm i gjakut).
Alterimi i funksionit të secilit përbërës mund të çojë në anemi, leukopeni,
trombocitopeni dhe çrregullime me koagulimin. Secili prej këtyre katër
komponentëve të gjakut mund të transfuzohet i veçuar ose si njësi e plotë
gjaku, në varësi të nevojave të pacientit.
Talasemia është një sëmundje gjaku e trashëguar
që shkaktohet nga një defekt në prodhimin e
hemoglobinës, një pjesë e rëndësishme e qelizave
të kuqe të gjakut. Në personat me talasemi, qelizat e
kuqe të gjakut nuk prodhohen në sasi dhe cilësi
normale. Kur nuk ka sasi të mjaftueshme të qelizave të kuqe të gjakut,
nuk ka edhe oksigjen të mjaftueshëm për të gjitha qelizat e tjera të trupit,
kështu shfaqet anemia.
Njerëzit me talasemi mund të kenë anemi të lehtë
apo të rëndë, e cila mund të dëmtojë organet dhe të çojë në vdekje.
Defekte të ndryshme në hallkat e zinxhirit të prodhimit të hemoglobinës
shkaktojnë lloje të ndryshme talasemie.
Në varësi të asaj se sa e rëndë është talasemia, kemi
talasemi minor dhe talasemi major.
Sëmundjet e gjakut
3