
Organizata ACMS, Rr. “Aleksandër Moisiu”, P. 27, Shk. 1, Ap. 3, Tiranë
+355683999301; info@acmsalbania.org
Nr. 60 Prot Tiranë, më 10/08/2022
Terma Reference
Projekti “Youth for Eco-Healthy Future”
I. Informacion i Përgjithshëm:
Autoriteti Kontraktues: Shoqata “Albanian Committee of Medical Students - ACMS
Emri i Projektit: “Youth for Eco-Healthy Future”
Kontakti: Henri Fero, ACMS
II. Background
Informacione mbi Organizatën
Rreth nesh – ACMS (Albanian Committee of Medical Students) është një organizatë rinore
jo-fitimprurëse me anëtarësi, e themeluar nga studentët e Fakultetit të Mjekësisë Tiranë në prill
të vitit 2019. Në gusht 2019 ACMS fitoi kandidaturën për të qenë organizatë anëtare e IFMSA
(Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Studentëve të Mjekësisë, e përbërë nga rreth 120
shoqata në mbarë botën), duke u bërë njëkohësisht përfaqësuesja e vetme zyrtare e IFMSA në
Shqipëri dhe duke adoptuar kështu misionin dhe vizionin, strukturën dhe politikat e saj.
Gjatë dy viteve veprimtari, ACMS ka mbajtur një sërë aktivitetesh me interes për studentët e
mjekësisë dhe jo vetëm, duke u përshtatur edhe me kushtet e vështira të pandemisë së COVID-
19. Me mbajtjen e konferencave, ëebinar-eve, ëorkshop-eve dhe fushatave online, ACMS ka
siguruar një prani të vazhdueshme te të rinjtë që e ndjekin, ku sot numëron 30 anëtarë të plotë
dhe rreth 300 të rinj vullnetarë të regjistruar, që angazhohen vazhdimisht në projekte dhe
aktivitete.
Vizioni – ACMS synon avancimin e shkencave mjekësore, emancipimin profesional dhe
njerëzor të studentëve dhe profesionistëve të rinj të shkencave mjekësore dhe përmirësimin e
jetës shoqërore të qytetarëve shqiptarë, duke promovuar barazinë, solidaritetin dhe paqen.
Misioni – Misioni i organizatës është të përfaqësojë dhe integrojë studentë dhe profesionistë
të mjekësisë dhe veçanërisht studentë të Mjekësisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë
në një nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ne jemi një organizatë, e cila lejon studentët e
mjekësisë të shprehin idetë e tyre drejt kujdesit shëndetësor, të mbrojë ndryshimet për
përmirësimin e shëndetit për të gjithë, pavarësisht nga përkatësia etnike, statusi socio-
ekonomik dhe kulturor.
Fushat e Veprimit – ACMS, falë bazës së gjerë të vullnetarëve të saj, të cilët punojnë
vazhdimisht për rritjen e kapaciteteve të organizatës dhe realizimin e projekteve, kontribuon