
Organizata ACMS, Rr. “Aleksandër Moisiu”, P. 27, Shk. 1, Ap. 3, Tiranë
+355683999301; info@acmsalbania.org
në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve lokale, me ndërhyrje dhe iniciativa të ndryshme që
kryesisht konsistojnë në:
• Aktivizmin për rritjen e cilësisë së edukimit mjekësor në UMT;
• Sensibilizimin për cështjet kryesore të shëndetit publik;
• Ndërgjegjësimin ndaj etikës mjekësore dhe rregullimin e marrëdhënies mjek-pacient;
• Ndërgjegjësimin e publikut ndaj shëndetit mendor dhe luftimin e stigmës ndaj sëmundjeve
psikiatrike;
• Ndërgjegjësimin ndaj shëndetit riprodhues dhe parandalimit të infeksioneve seksualisht të
transmetueshme;
• Aktivizmin social për të gjitha cështjet që prekin shoqërinë shqiptare dhe vecanërisht të rinjtë;
• Aktivizmin për të drejtat e njeriut, të drejtat e grave, drejtësinë sociale dhe paqen ndërmjet
komuniteteve.
Pak mbi projektin:
Komuniteti Rom përjeton diskriminim të gjerë, dhunë dhe përjashtim social. Ky fenomen ka
ndërthurur pasoja të cilat mbulojnë shumë sektorë, pasoja që kanë impakt negativ mbi
shëndetin e këtij komuniteti.
Sipas OBSh një prej pikave më të dobëta, globalisht, të shumë strategjive të shëndetësisë si
dhe programeve kombëtare dhe aktiviteteve është që përdoret një metodikë “top-down” pa
konsideruar qasjen “bottom-up” . Kjo në vetvete do të thotë që janë pikërisht ekspertët ata që
identifikojnë problemet, formulojnë ndërhyrjet dhe japin zgjidhet ashtu si ata gjykojnë se
perceptohen prej grupeve të riskuara. Në rastin konkret, për shkak të mos përfaqësimit të
mirëfilltë të komuniteti Rom në trupat vendimmarrëse, grupet e margjinalizuara, rrallë herë
kanë mundësinë që të reflektojnë nevojat e tyre konkrete lidhur me problematikat që ata
hasin, duke bërë që metodikat “top-down” të mos përfaqësojnë nevojat reale të tyre. Politikat
shëndetësore marrin vlerë kur të gjitha target grupet janë të përfshira, në të gjitha aspektet e
zhvillimit të politikave dhe programeve, implementimin dhe vlerësimin e tyre final.
Promovimi i pjesëmarrjes sociale të njerëzve të target grupeve të ndryshme në këto procese
është gjithashtu në koherencë të plotë me principet demokratike..
Ky projekt synon të vendosë të rinjtë në qendër të problematikave që lidhen me shëndetin në
komunitetin Rom duke ndjekur një qasje “bottom-up” lidhur me evidentimin e nevojave reale
qe ky komunitet ka lidhur me shërbimet shëndetësore, duke i parë ato jo vetëm në kontekstin
e shëndetit, por edhe në kontekstin social.
Objektivat specifik të projektit:
1. Trajnimi dhe ngritja e kapaciteteve të një grupi të rinjve lidhur me problematikat e shëndetit
në komunitetin Rom si dhe hartimin e një studimi i cili synon të evidentojë në mënyrë “bottom-
up” problematikat e komunitetit, duke i përcjellë në trupat politik bërës dhe vendimmarrës;
2. Krijimin e një fushate kombëtare mbi rëndësinë e kryerjes së “screening” duke implikuar
masat parandaluese si një prej shtyllave të shëndetit dhe promovimin e sjelljeve të shëndetshme
në komunitetin Rom, promovimin e marrëdhënieve seksuale të mbrojtura si dhe planifikimin
familjar;
3. Depistimin e popullatës target për HTA (Hipertensioni Arterial) dhe shpërndarjen e
informacionit me rëndësi për komunitetin mbi shërbimet shëndetësore si e drejtë themelore;